Një shqiptar i quajtur Fisnik.H ka pranuar akuzat se ka qëlluar për vdekje një 31-vjeçar në Gjermani.

 

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

 

Në seancën gjyqësor, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje. “Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.

 

Më tej tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.

 

Aktualisht i ri ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen.

 

Gjykata ka caktuar seancën radhës në prill. Përveç deklaratave të 18 dëshmitarëve, pritet edhe raporti psikiatrik dhe mjeko-ligjor.