Princi Harry ka folur publikisht për ndikimin e thellë që gruaja e tij, Meghan Markle, ka pasur në jetën e tij. Gjatë një eventi me ekspertin, Dr. Gabor Maté, Harry foli për librin e tij, Spare dhe rolin që Meghan ka luajtur për ta ndihmuar atë të shërohet nga dhimbja dhe trauma e së kaluarës së tij.

 

“Gruaja ime më shpëtoi”, tha Harry. “Unë isha i mbërthyer në këtë botë dhe ajo ishte nga një botë tjetër dhe më ndihmoi të largohesha nga kjo. Por asnjë nga elementët e jetës sime tani nuk do të ishte i mundur pa e parë unë vetë.”

Harry ka qenë i zëshëm për betejat e tij me shëndetin mendor dhe ndikimin e rritjes në sytë e publikut. Në vitin 2021, ai zbuloi se Meghan e frymëzoi atë të ndiqte terapinë më seriozisht.

 

 

“E dija se nëse nuk bëja terapi dhe nuk rregulloja veten, do ta humbja këtë grua të cilën e shihja duke kaluar pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai.