Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i paktë i qytetarëve po u kushton tregtarëve.

“Nuk kanë lekë me çfarë t’i blejnë. Edhe neva na kalben i hedhim. Kështu funksionon, ato nuk blejnë ne i hedhim. Çmimet janë për tokë, domatja vjet kaqenë më shtrenjtë, këtë vit me 80 lekë më e mira, më cilësorja. Nuk ka shitje. Tani blejnë vetëm ca qershi, gjysmë kile.”

“Më shtrenjtë janë. Shumë më shtrenjtë. Ne kërkojmë më të lirat. Kontrollojmë gjithë tregun, aty ku gjejmë më lirë i marrim. Kryesisht blejmë zarzavate.”

Mishi dhe nënproduktet e tij ende konsiderohen si produkte luksi dhe nuk konsumohen shumë nga qytetarët.

“Ne hamë zarzavate se si arrijmë dot t’i blejmë, jemi pensionistë”.

Por referuar të dhënave të INSTAT, produktet e shportës raportohen me rritje, nga ushqimet tek shërbimet. Dhe specifikisht, ushqimet janë shtrenjtuar 1.5% nga një vit më parë. Nga ana tjetër zarzavatet dhe peshku kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit me 5.4% dhe 5.2%./Tema