Prej disa ditësh në Myzeqe ka nisur korrja e grurit. Ashtu si vitet e fundit, edhe këtë vit fermerët nuk janë aspak të kënaqur. 

Ata pak fermerë që e kanë korrur janë të pakënaqur pasi rendimenti është i dobët ndërsa pjesa tjetër E ka lënë në arë.

Një tjetër problem mbetet dhe çmimi i cili ende nuk jepet nga pikat e grumbullimit pasi sipas fermerëve janë duke marrë grurë importi nga vendet e lindjes Rusia dhe Ukraina.

 

Drejtuesit e bujqësisë në Lushnjë shprehen se shkak është të moti.

Politikat e ndjekura për grurin deri tani nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Shkëlqim Sema, kombajner i cili prej 40 vitesh ushtron këtë profesion tregon se çdo vit që po vjen po ulet ndjeshëm sipërfaqja e mbjell me grurë.

Krahasuar me një vit me parë këtë vit sipërfaqja është përgjysmuar./TopChannel