I mirënjohuri Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24 tregoi këndvështrimin e tij për Spanjën në përgjithësi, pas atij suksesi me dominim ndaj Italisë. Josa, gjithashtu tha diçka edhe për sfidën e iberikëve me Shqipërinë, takim ky që do vendosë fatin e kualifikimit për kuqezinjtë.
“Nuk mund të them se është mision i pamundur. Spanja ka qenë përherë skuadër e fortë, nuk u bë tani skuadër e fortë. Ne na duhet entuziazëm. Nuk kemi çfarë të humbim, luajtëm keq me Italinë, por me Kroacinë ndryshuam mendimin e opinionit. Ekipi i de La Fuentes është i shpejtë, ne duhet të shfrytëzojmë dis-ekuilibrin spanjoll” –tha ai./BalkanWeb