Në 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend po mbahen sot zgjedhjet për autoritetet e reja drejtuese.

Në të gjithë universitetet janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë.

Për të gjithë ata që ushtrojnë të drejtën e votës, procedurat mbeten të njëjta. Votimi do të zhvillohet brenda ambienteve të fakulteteve përkatëse, ku janë përcaktuar dy ose më shumë qendra votimi.

Pesha e votës së studentëve në përzgjedhjen e autoriteteve drejtuese në universitete, krahasuar me pedagogët, llogaritet në masën 10% të totalit të votave.

Të pajisur me dokumentin e identifikimit, studentët bëhen pjesë e zgjedhjeve me votën e tyre.

Ligji “Për arsimin e lartë” lejon që rektorët, dekanët apo drejtuesit e departamenteve të shërbejnë vetëm në dy mandate./ata