Në qytetin e Durrësit është drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës “Shkodra”, një aks i rëndësishëm në zonën e Spitallës me gjatësi rreth 800 metra.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “vendosja e sinjalistikave horizontale dhe vertikale janë punimet e fundit që mbyllin rikonstruksionin e rrugës”.

“Në këtë rrugë janë kryer punime për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, asfaltimin, trotuarët dhe ndriçimin”, tha Sako.

Rehabilitimi i kësaj rruge si dhe i rrugëve të tjera kryesore si “Azem Hajdari”, “Petrit Llaftiu”, “Shoqata e Durrësit”, “Ohri” dhe “Kashta e Kumtrit” po kryhen në kuadër të projektit të rikualifikimit urban në zonën e Spitallës, i cili krahas rrugëve kryesore përfshin edhe rehabilitimin e rrugëve dytësore në brendësi të kuartallit.

Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme./ata