Miratimi i Raportit të Vlerësimit të Sistemeve Gjyqësore për ciklin 2024 ka qenë tema kryesore në takimin e fundit të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) të zhvilluar në Strasburg.
Ministria e Drejtësisë njoftoi sot përmes rrjeteve sociale, se zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, përfaqësoi Shqipërinë në këtë forum ndërkombëtar, ku u diskutua gjithashtu për përdorimin e inteligjencës artificiale në drejtësi, drejtësinë kibernetike, vlerësimin e cilësisë së gjyqtarëve, si dhe për aksesin në procedurat ligjore për fëmijët.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, raporti do të publikohet në tetor dhe synon të sjellë një vlerësim të hollësishëm të performancës së sistemeve gjyqësore në nivelin evropian./ata