Zvicra do të përballet me Gjermaninë, në ndeshjen e fundit të grupeve. Para ndeshjes me “Panzerat”, Granit Xhaka, lojtari i Helvetëve, u shpreh se ekipi do bëjë maksimumin për 3 pikë.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka./BalkanWeb