Lojërat Olimpike çelën siparin mbrëmjen e djeshme, 26 korrik 2024, teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësues dinjitozë të vendit tonë.
Sipas programit të pasqyruar zyrtarisht, këtë të shtunë e para që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion është Manjola Konini. Ajo është e disiplinuar në qitje me pistoletë për femra, teksa ditën e sotme do të “provojë fatin” nga distanca 10 metër.
Po ashtu, Manjola Kokini do të ketë sfidën e radhës më 2 gusht, ku këtë herë do të duhet të jetë precize në qitje nga distanca 25 metër.
Shqiptarja Manjola Kokini merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, por ka dëshmuar sukses në të tjera evenimente, siç është shpallja kampione e Ballkanit për të rinj në distancë 10 dhe 25 metër. Po ashtu, ajo ka shkëlqyer edhe në vendin fqinj, Itali, ku është shpallur 5 herë kampione, si dhe 7 herë të tjera në Shqipëri./vizionplus.tv