Një 36-vjeçar ka kërcënuar për jetën vjehrrën e tij përmes telefonit në Kukës.

 

 

Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

 

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

 

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.