Në këtë artikull do të mund të lexoni dedikimin e një nëne për djalin e saj të vogël, por që një ditë do tërritet. Janë mendimet e çdo nëne për fëmijën e vetë që me kohën do të rritet dhe në retrospektivë, prindi përballë çdo situate, do të rikujtojë fëmijërinë e djalit/vajzës së vet.
“Një ditë do të më thuash: “Shko mami”, “Po vij mami”. Dhe unë? Unë do të kujtoj gjithë herët kur ulërisje i vogël duke qarë: “Ma, ma ma” dhe unë nxitoja për t’ju përgjigjur thirrjeve të tua.
Një ditë do të jesh i acaruar, sepse mund të mos kem lejuar të bësh diçka që doje të bëje. Do të hyj nëdhomën tënde dhe mund të rrish pa më folur për gjithë pasditen. Dhe unë? Unë do të kujtohem për fëmijërinë tënde, për ato momente kur as 5 minuta nuk rrije larg meje.
Një ditë do të më kërkosh të flesh nga ndonjë shok i yti, apo të kërkosh pushimet nga gjyshja, apo tëudhëtosh me miqtë e shkollës. Dhe unë? Unë do të kujtohem për çdo natë kur unë kam qenë porti yt i sigurtë, e vetmmja arsye e gjumit tënd të qetë.
Dhe ti do të ecësh i vetëm. Do të vish duke fluturuar dhe ndonjëherë, do të biesh e do të lëndohesh, por nëato raste një puthje e imja nuk do të shërojë. Dhe unë? Unë do t’i kërkoj kohës që të kthehet mbrapsht, tëisha unë në vendin tënd që të vritesha, vetëm që ti të mos lëndoheshe. Ama një gjë e tillë nuk do tëndodhë dhe unë do të nis të qaj. Për ty dhe me ty, nëse do të kesh nevojë. Do të jem aty, duke të mbajtur dorën e duke të përqafuar.
Një ditë ti do të largohesh nga unë, ama unë do të të pres të kthehesh. E di që një ditë do të kthehesh e unëdo të pres me dashuri e plot durim. Sepse fëmijët largohen, ama kthehen gjithmonë. Fëmija është varka, prindi është porti”./Bota.al