Pas ankesës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për armë, u njoftua se një avion mallrash që mendohet se mbante armë dhe municione amerikane, u ul në aeroportin "Ben Gurion" në Tel Aviv.
Në lajmin e radios së ushtrisë izraelite thuhet se: "Pas kërkesës së kryeministrit Netanyahu nga SHBA-ja se kishte një vonesë në dërgesën e armëve, avioni amerikan i tipit C17 ateroi në Izrael".
Ndërsa në lajm nuk u përfshinë detaje të tjera, ende nuk ka asnjë deklaratë nga autoritetet amerikane dhe izraelite.
Në deklaratën e tij të djeshme, Netanyahu tha se dërgesat e armëve nga SHBA-ja drejt Izraelit pësuan "rënie dramatike" 4 muaj më parë dhe pohoi se shumica e armëve, përveç pjesëve të caktuara, nuk kishin mbërritur.
Më 18 qershor, Netanyahu publikoi një video në të cilën ai akuzon SHBA-në se refuzon të dërgojë armë në vendin e tij.
Më 19 qershor, Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se ambasadori i SHBA-së në Izrael, Jack Lew i tha Netanyahut se municionet dhe armët ishin në proces dërgimi në Izrael./aa