Nxënësit e klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë, atij të matematikës.
Këtë vit janë rreth 29 mijë nxënës që kryejnë provimet e klasave të 9-ta.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Në datën 28 qershor nxënësit do të zhvillojnë provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.
Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe./ata