Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e revistës prestigjioze National Geographic, e cila rendit ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” në Krujë.
Nga “Albergo Diffuso” në Krujë, mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, pazari me famë i Krujës për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës.
“National Geographic rikthehet në Shqipëri për të renditur ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” në Krujë, prej nga mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, pazari me famë i Krujës për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës pa harruar gastronominë e jashtëzakonshme të zonës”, shkruan Rama./ata