Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare të “Javës së Gjelbër”, seancë e dedikuar për çështjet e evidentuara si problematika nga takimet e deputetëve me zgjedhësit në zonat e tyre zgjedhore.
Rendi i ditës vijoi me diskutime të deputetëve nga grupe të ndryshme parlamentare, të cilët gjatë diskutimeve të tyre ngritën problematika të evidentuara nga takimet me zgjedhësit në zonat e tyre elektorale si: investimet në turizëm dhe sezoni i ri turistik, ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, investimet në infrastrukturë, subvencionimi i fermerëve, azhornimi i tokave bujqësore, investimet në shëndetësi, problematikat e fermerëve, etj./ata