Partia Demokratike thotë se fondet e rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës, po përdoren si vegël shantazi për manipulimin e votave në zgjedhjet e 2025-ës në bashkinë e Durrësit.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja për mediet Floriana Garo, teksa iu referua hapjes së një tenderi nga bashkia Durrës me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, rajoni 3 si pjesë e Programit të Rindërtimit, ngriti pyetjen nëse ky tender po përdoret për qëllime elektorale.

“Pyetja është: a janë dhe a po përdoren fondet e rindërtimit si mjet shantazhi për qytetarët gjatë fushatave elektorale dhe para zgjedhjeve?”- shprehet Garo.

Sipas Garos tenderi i hapur 8 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025 nga Bashkia Durrës, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti, nuk dëshmon paaftësi, por babëzi dhe llogari të zyrtarëve të Rilindjes për t’i përdorur fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.

Gjatë deklaratës së saj Garo tha se fondi i lëvruar në shtator për firmat e preferuara të kryebashkiakes socialiste, ka si qëllim që banorëve të rrugës Abaz Çelkupa t’u jepet çelësi dhe t’u kërkohet vota./ata