Një 16-vjeçar nga Vlora i cili ishte me arrest shtëpie pasi policia e kishte arrestuar ka thyer masën e sigurisë dhe ka kryer të njëjtën veprimtari kriminale. Policia ka arrestuar 16-vjeçarin.

 

16-vjeçari me iniciale K. B. në bashkëpunim me shtetasin S. V., 18 vjeç dyshohen të kenë kryer disa vjedhje të ndryshme.

 

Bashkëpunëtori i të miturit është shpallur në kërkim nga policia.

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Njoftimi i policisë:

 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

 

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të tjera të vjedhjes.

 

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu të njëjtën vepër penale, vihet në pranga. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 2”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

 

– K. B., 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi S. V., 18 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:

 

1.Më datë 08.12.2022, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. A., 2 biçikleta, me vlerë 2.400 euro;

 

2.Më datë 20.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Sh., pajisje elektroshtëpiake;

 

Më datë 20.01.2023, në lagjen “Bashkimi”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. H., pajisje elektroshtëpiake;

Më datë 06.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases F. F., pajisje elektroshtëpiake dhe një shumë parash;

Më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. T., disa produkte ushqimore;

Po më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R., disa bizhuteri dhe një shumë parash;

Më datë 26.01.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një dyqan;

Po më datë 26.01.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se kanë vjedhur në tabakinon në posedim të shtetasit D. L, një shumë parash.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit S. V.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.