Danimarka i bashkua fituesve të grupeve, Anglisë, në kualifikimin për në 1/16 e fundit të Euro2024 nga grupi C, pasi barazoi me Serbinë.

Danimarka barazoi 0-0 me Serbinë për shmangur fundin e tabelës dhe për të rrëmbyer vendin e dytë nga Sllovenia, e cila gjithashtu barazoi pa gola me Anglinë.

Me tre barazime, djemtë e Kaspet Hjulmand përfunduan në vendin e dytë në grupin e tyre (3 pikë), përpara Sllovenisë (gjithashtu 3 pikë) në renditjen e ndershme, ndërsa Serbia është në vendin e fundit (2 pikë) dhe eliminohet./ata