Shqipëria e vajzave U-19 mbylli sot përgatitjet edhe për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje shumë të mirë dhe të gjitha vajzat janë në dispozicion të trajnerit për sfidën e fundit ndaj Skocisë. E vetmja mungesë e konfirmuar është sulmuesja Klesta Ago, pasi është e pezulluar prej kartonave të verdhë.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë në prag të ndeshjes së fundit me Skocinë. Kombëtarja e vajzave U-19 do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitoreve ndaj Qipros (3-0) dhe Lihtenshtajnit (7-0) për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Sfida Shqipëri – Skoci do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër i këtij grupi, Qipro – Lihtenshtajn në “Shtëpinë e Futbollit”.

Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas dy ndeshjeve të para:

Skoci 10-0 Lihtenshajn 03.04.2024

Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024

Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024

Shqipëri 7-0 Lihtenshtajn 06.04.2024

Shqipëri – Skoci 09.04.2024

Qipro – Lihtenshtajn 09.04.2024

Renditja e ekipeve pas dy ndeshjeve të para në grupin B2:

Skoci 6 pikë

Shqipëri 6 pikë

Qipro 0 pikë

Lihtenshtajn 0 pikë