Artemis Malo, Besard Kadia, janë liruar nga detyra e tyre si zëvendës ministra për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë këtë të mërkurë (26, qershor 2024) në mledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Largimi i tyre nga detyra vjen një ditë pas mbledhjes së komisionit për Politikën e jashtme ku të dy bënë prezantimin e tyre si ambasadorë të ardhshëm
Mësohet se Sipas vendimit të qeverisë Besart Kadia është larguar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme dhe është emëruar ambasador në Azerbajxhan.
Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada./Tema