Procesi i kualifikimit për përkthyesit zyrtarë është përmbyllur me sukses, duke shtuar 202 përkthyes të rinj në armatën e përkthyesve zyrtarë të Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur këtë arritje përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur përgëzimet e tij për fituesit.

“Armatës sonë të përkthyesve zyrtarë i janë bashkuar 202 të rinj të talentuar në 11 gjuhë të huaja. Ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në përparimin e proceseve tona integruese dhe në plotësimin e nevojave të sistemit gjyqësor,” shkroi Manja.

Kjo shtesë e re në ekipin e përkthyesve zyrtarë pritet të luajë një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në proceset integruese të vendit. Ministri Manja ka shprehur përgëzime të sinqerta për të gjithë fituesit e procesit të kualifikimit./ata