Pas tri vitesh përpjekjesh, Türkiye është hequr nga lista gri e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Mbikëqyrësi ndërkombëtar pas mbledhjes së saj plenare tha se Türkiye nuk do t’i nënshtrohet më procesit të monitorimit të shtuar të FATF-së, falë planeve të veprimit të Türkiyes për të zgjidhur mangësitë strategjike të identifikuara brenda afateve kohore të dakorduara.

Mbledhja plenare, theksoi FATF-ja, përgëzoi Türkiyen për “progresin e saj të rëndësishëm në adresimin e mangësive strategjike kundër pastrimit të parave dhe në luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT) të identifikuara më parë” gjatë vlerësimeve të saj të ndërsjella.

Pas vendimit të fjalë, Ministria e Thesarit dhe Financave e Türkiyes në një deklaratë tha se “falë hapave të duhura të ndërmarra, Türkiye është hequr nga lista gri”.

Ministri turke tha se vendi do të vazhdojë të luftojë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me vendosmëri në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Ministria gjithashtu u zotua të forcojë më tej kapacitetin administrativ dhe teknik të Bordit të Hetimit të Krimeve Financiare të Türkiyes (MASAK), si dhe të zbatojë rregulloret ligjore dhe administrative “me të njëjtën ndjeshmëri”.

Sot më herët, në pritje të lajmit të mirë për qëllimin e ndjekur prej kohësh, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, në rrjetet sociale shkroi: “Ne ia dolëm”.

 

- Masa ndihmon në rritjen e besimit të investitorëve ndërkombëtarë

Nënpresidenti turk, Cevdet Yılmaz, tha se masa ndihmon në forcimin e mëtejshëm të besimit të investitorëve ndërkombëtarë në sistemin financiar të Türkiyes.

“Vendimi do të ketë rezultate jashtëzakonisht pozitive si për sektorin tonë financiar, ashtu edhe për sektorin tonë real”, shkroi Yılmaz në rrjetet sociale.

Ai theksoi se hyrja e kapitalit ndërkombëtar do të përshpejtohet dhe kostot e huamarrjes do të ndikohen pozitivisht.

“Përshpejtimi i flukseve të kapitalit në vendin tonë dhe rritja e interesit për aktivet e lirës turke do të përshpejtojnë gjithashtu procesin e disinflacionit”, tha nënpresidenti turk./aa