Houthitë në Jemen mbajtën protestë kundër sulmeve të kryera nga SHBA-ja dhe Britania.
Mijëra jemenas u mblodhën në rajonin Bani Hushaish në veri të kryeqytetit Sana dhe parakaluan me armë të lehta dhe të rënda duke protestuar kundër sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen.
Jemenasit brohoritën me slogane kundër SHBA-së, Britanisë dhe Izraelit, duke mbajtur flamuj të Jemenit dhe Palestinës si dhe theksuan se do të vazhdojnë të mbështesin rezistencën palestineze dhe se janë të gatshëm për çdo vendim dhe alternativë.
Houthitë e mbështetur nga Irani, më 31 tetor në reagim të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe me qëllim mbështetjen ndaj palestinezëve, filluan konfiskimin dhe kryerjen e sulmeve me dron dhe raketa ndaj disa anijeve tregtare në brigjet e Jemenit për të cilat theksojnë se janë të lidhura me kompanitë izraelite.
Pas veprime të Houthive shumë kompani detare vendosën të ndalojnë udhëtimet e tyre në Detin e Kuq.
Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, më 11 janar miratoi rezolutën e paraqitur nga SHBA-ja dhe Japonia në të cilën kërkohej përfundimi i menjëhershëm i sulmeve të Houthive në Detin e Kuq.
Përafërsisht 12 për qind e tregtisë globale kryhet përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe ofron rrugën më të shkurtër mes Evropës dhe Azisë./aa