Vetëm një vit më parë, më 28 tetor 2023, Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një ‘El Clasico’: ai ishte 16 vjeç e 107 ditë.

Mbrëmë, anësori katalanas bëri një tjetër hap në rrugën e tij triumfale: ai u bë më i riu që shënoi gol në një ndeshje mes  Barcelonës dhe Real Madridit, është vetëm 17 vjeç e 106 ditë!

Një nga faktet e shumta që do të mbetet përgjithmonë në histori, pas ndeshjes së fituar nga Blaugrana në mbrëmje kundër ‘los blancos’ të Ancelottit, të cilët u shtangën me rezultatin 4-0 në shtëpi.

Skuadra e Flick-ut e zgjeron epërsinë e saj drejt kreut, tani në +6 ndaj rivalëve të tyre të të gjitha kohërave, veçanërisht pasi dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë fuqie, në Spanjë dhe më gjerë./OraNews