Në Berat është hapur kantieri i rrugës së Qafë Dardhës, një tjetër projekt me rëndësi strategjike që do t’ju vijë në ndihmë banorëve të disa fshatrave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot nërrjetet sociale fotografi nga kantieri i kësaj rruge, që do të lidhë edhe Beratin me Gramshin.
“Ky aks do të çlirojë njëkohësisht potencialin e pazbuluar të një zone me natyrë të jashtëzakonshme, nga më të bukurat e “nahies së Malit Tomor””, tha Rama.
Rruga do të ndjekë gjurmën ekzistuese ku do të përmirësohen kthesat me rrezikshmëri të lartë si dhe do të realizohet ndërtimi i kanaleve kulluese, veprave të artit, mureve mbajtëse dhe tombinove.
Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit./ata