Autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar hapet të dielën, datë 30 qershor, në orën 19:00 për qarkullimin e automjeteve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjete sociale pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar, teksa shkroi “Thumane – Kashar from the Air. Part 3”.
Balluku falënderoi Alket Islamin për videon që, siç tha ministrja, “tregon punën e jashtëzakonshme që është bërë vetëm në 15 muaj, për të qenë gati”.
Aksi Thumanë-Kashar është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu.
Autostrada Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.
Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.
Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese./ata