Mali më i lartë i Koresë së Jugut po përballet me dëmtime mjedisore nga një burim i pazakontë mjedisor. Zyra e Parkut Kombëtar të Malit Halla, ka filluar një fushatë për të inkurajuar alpinistët që të mos hedhin lëngun e supës në mal ose në përrenjtë e tij për të ruajtur një mjedis të pastër.

Mali Halla, me përmasa 1947 metra i lartë, është mali më i lartë i vendit dhe ndodhet në destinacionin popullor të pushimeve në ishullin Jeju. Në Korenë e Jugut, është në modë që alpinistët të marrin me vete një lloj supe që shërbehet në një termus të vogël. Pankartat e vendosura rreth malit shkruajnë: "Le ta ruajmë malin Halla të pastër për pasardhësit tanë".

“Supa përmban shumë kripë, kështu që hedhja e saj përgjatë rrjedhës së ujit të luginës e bën të pamundur që insektet ujore të jetojnë në ujë të kontaminuar. Kjo shton rrezikun e zhdukjes së shumë specieve endemike”, shkroi Zyra e Parkut Kombëtar në një postim në Facebook.


Pirja e duhanit, lënia e ushqimit dhe mbeturinave, hyrja dhe pirja e paautorizuar janë të ndaluara në mal, dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në 2,000,000 won (1442.15 dollarë)./SyriNet