Dua Lipa dhe Rita Ora janë padyshim dy këngëtaret shqiptare më të famshme ndërkombëtarisht, të cilat kanë arritur majat e suksesit të tyre në indusrtinë e muzikës. Raporti i vajzave është përfolur shpesh në media, ku shpesh është folur edhe për një zënkë mes tyre.

Asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur konkretisht, por dukshëm marrëdhënia mes dy artistëve nuk është e ngrohtë. Mirëpo ndryshe janë raportet mes familjarëve të tyre.

 

Mediat ndërkombëtare patën një reagim të menjëhershëm kur u publikua fotografia e dy gjyshërve të këngëtareve, Besim Sahatçiu dhe Seit Lipa.

Por kjo nuk është e vetmja lidhje që ekziston mes dy familjeve, kjo pasi edhe nëna e Ritës, duket se e ka pasur shoqe të fëmijërisë tezen e Dua Lipës, Alda Rexha Durakun.

 

“Botë e vogël, rastësisht takoj shoqen e fëmijërisë nga Ulpiana, Prishtinë – Kosovë”, ka shkruar nëna e Rita Orës në ftoton e publikuar në InstaStory së fundmi.

 

Kujtojmë se disa kohë më parë, motra e Rita Orës, Elena i befasoi të gjithë me foton e saj ku shfaqen krahë Duas dhe shprehej shumë krenare për të. “

 

Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, shkroi ajo.