Ndërtimi i Urës së madhe në Kukës, bllokon përfundimisht dhe hyrjen perëndimore të qytetit, duke krijuar probleme për mijëra qytetarë.

Banorët shprehen të indinjuar që nuk është menduar ndërtimi i një nënkalimi për automjetet, që do t`u jepte mundësi të futeshin në qytet.

Rifat Demalia, kativist i shoqërisë civile, thotë se bllokimi i hyrjes perendimore të qytetit është për interesa të ngushta biznesi të dy tre individëve.


Në fillim të punës për ndërtimin e urës ekzistonte edhe një plan për funksionimin e krahut perendimorë të hyrjes së qytetit të Kukësit, por sot asnjë hyrje dalje nuk është ndërtuar për tu lidhur me “Rrugën e Kombit”/SyriNet