Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në Great Yarmouth të Britanisë së Madhe, pavarësisht ditëve të kaluara për ta çaktivizuar atë.

 

 

Mësohet se zhurma nga shpërthimi ka qenë e fuqishme, ndërsa disa ndërtesa kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Momentin e shpërthimit e ka regjistruar me dron policia britanike, e cila ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Bomba, rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg, u zbulua në Southtown Road nga një kontraktor që po punonte në ndërtimin e një ure të re mbi lumin Yare.

 

Puna për çaktivizimin e bombës, e cila ndodhej pranë dy tubacioneve të gazit, ka vazhduar që nga e marta.