Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje gjyqtarëve të mos lejojnë relativizimin e ngjarjes tek Onkologjiku. Duke folur në takimin me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama tha se kjo ngjarje kriminale duhet  gjykuar pa u relativizuar dhe banalizuar, siç mund të ketë ndodhur me ngjarje të shëmtuara të ndodhura dhe më herët.

“Drejtësia e bëri dhe njëherë punën e vet. Dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqeje tronditëse, që doli në pah me atë shëmtinë e tmerrshme, gjë për të cilën i përgëzoj prokurorët”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje gjykatësve të mos e hanë turpin me ryshfet si ka ndodhur më parë kur  kanë nxjerrë të lirë dhe vrasës që duhet të ishin brenda sot dhe gjithë ditën./ata