Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se retorika dhe sulmet e përshkallëzuara të Izraelit ndaj Libanit shqetësojnë seriozisht Türkiyen për të ardhmen e rajonit.

“Asnjë shtet në rajonin tonë, duke përfshirë Türkiyen, nuk mund të ndihen të sigurt për sa kohë që agresioni i Izraelit nën administratën e Netanayhu-t nuk ndalet”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara.

Grupi libanez Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr në kufi që nga shpërthimi i luftës së Gazës në muajin tetor, por përshkallëzimi i fundit ka nxitur shqetësime për një konfrontim më të madh.

Hezbollahu e ka lidhur ndërprerjen e sulmeve të saj ndaj Izraelit me fundin e sulmeve të Tel Avivit në Gaza, ku që nga tetori janë vrarë të paktën 38 mijë palestineze dhe është krijuar një katastrofë humanitare.

Duke komentuar dhunën dhe tendencat negative të mediave sociale pas një krimi të dielën nga një shtetas sirian në qytetin turk Kayseri, Erdoğan tha se Türkiye “do ta zgjidhë çështjen e refugjatëve jo në bazë të paragjykimeve apo frikës, por me një kornizë racionale dhe të ndërgjegjshme të bazuar në realitetet e vendit dhe ekonominë”./aa