Një grup tifozësh austriakë brohoritën slogane të së djathtës ekstreme përpara ndeshjes së mbrëmshme në EURO 2024 kundër Türkiyes.
Mediat lokale raportuan se disa tifozë brohoritën "Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë!" në rrugët e qytetit Leipzig gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të medias zvicerane SRF, duke nxitur një hetim nga autoritetet.
Një zëdhënës i departamentit të policisë së Leipzig-ut tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se ata janë në dijeni për incidentin dhe se dyshohet fillimisht për një vepër penale.
Kombëtaret e Türkiyes dhe Austrisë u përballën mbrëmë në stadiumin e Leipzig-ut. Pas fitores së vështirë me rezultat 2-1, kombëtarja turke kaloi në çerekfinale të EURO 2024./aa