Grupi Houthi i Jemenit tha të martën se sulmoi një "objektiv jetik" në Haifa në veri të Izraelit me raketa lundrimi.

"Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez, forcat tona, në bashkëpunim me Rezistencën Islamike të Irakut, kryen një operacion të përbashkët ushtarak", tha në një deklaratë Yahya Saree, zëdhënësi ushtarak i grupit.

Pa dhënë më shumë detaje, ai tha se operacioni kishte në shënjestër "një vendndodhje jetike në Haifa me disa raketa lundrimi dhe arriti me sukses objektivat e tij".

Nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli për deklaratën e Houthive.

Houthit kanë vënë në shënjestër anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose të operuara nga kompani izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në solidaritet me Rripin e Gazës, ku më shumë se 37.900 njerëz janë vrarë në ofensivën vdekjeprurëse izraelite që nga tetori i kaluar.

Me përshkallëzimin e tensioneve për shkak të sulmeve ajrore SHBA-Britani kundër lokacioneve të Houthive në Jemen, grupi ka deklaruar se i konsideron të gjitha anijet amerikane dhe britanike si objektiva legjitime ushtarake.

Deti i Kuq është një nga rrugët më të përdorura të transportit në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit./aa