Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit rus me raketa ndaj qytetit ukrainas Dnipro.

Zelenskyy në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se forcat ruse kryen sulm me raketa ndaj qytetit ukrainas Dnipro.

Ai tha se 5 persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën në sulm. Zelenskyy shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Duke theksuar se sulmet ruse ndaj vendit të tij janë të mundshme vetëm me sisteme dhe armë të mbrojtjes ajrore moderne dhe me rreze të gjatë, Zelenskyy tha: "Bota mund të mbrojë jetë dhe kjo kërkon vendosmërinë e liderëve".

Zelenskyy tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendngjarje.

Sipas mediave ukrainase, sulmi në fjalë është kryer në një qendër tregtare në Dnipro.

- Shkatërrohen 5 raketa dhe 5 dronë

Në deklaratën me shkrim të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse ka sulmuar sot rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës me 7 raketa dhe 5 dronë.

Një raketë lundrimi "Iskander-K", 4 raketa ajrore të drejtuara "Kh-59" dhe 5 dronë të tipit "Shahed" janë shkatërruar nga forcat ukrainase./aa