Mediat hungareze pretendojnë se kryeministri Viktor Orban ka udhëzuar 3 ministra që "të hetojnë se me cilat pasoja mund të përballen nëse tërhiqen nga të qenët palë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP).
Në lajmin e "24.HU", një nga portalet më të lexuara të vendit, thuhet se kryeministri Orban u ka dhënë udhëzime 3 ministrave pas takimit të Këshillit të Ministrave të mbajtur dy ditë pas 20 majit kur GJNP aplikoi për lëshimin e urdhër-arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Në lajm vihet në dukje se Orban kërkoi nga ministrat që të "hetohen problemet me të cilat mund të përballet Hungaria nëse tërhiqet nga të qenët palë në GJNP".
Gjykata edhe më parë ka marrë vendim të ngjashëm kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin thuhet në lajmin në të cilin theksohet se ky vendim është një çështje që i bën drejtuesit të mendojnë në rast se Putini viziton Hungarinë.
Po ashtu në lajm vihet theksi se nëse Hungaria ndërmerr një hap drejt tërheqjes, ajo do të jetë i vetmi vend në Bashkimin Evropian (BE) që nuk do të jetë palë në gjykatë./aa