Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar luftën në karinë, ku tha se  nuk mbështete nga Perëndimi, do të bjerë brenda pa ditësh, referuar kjo pushtimit të plotë nga Rusia.

 

 

Ukraina do t’i nënshtrohet forcave pushtuese ruse “brenda disa ditësh” pa mbështetje ushtarake nga vendet perëndimore, tha  Borrell, duke këmbëngulur se situata aktuale brenda vendit të shkatërruar nga lufta nuk është e favorshme për nisjen e bisedimeve formale të paqes.

 

 

“Për fat të keq, ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes. Është momenti i mbështetjes ushtarake të luftës. Nëse doni paqe, shtyni Rusinë të tërhiqet. Shtyni Rusinë të ndalojë luftën. Mos më thoni të ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sepse nëse ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sigurisht që lufta do të përfundojë së shpejti”, shtoi më tej Borrell.

 

Sakaq ai u ndal te plani më 10 pika nga presidente ukrainas Volodymyr Zelensky , ku tha se ishte e ‘vetmja gjë që mund të quhet një plan paqeje”.