Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë është drejt përfundimit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila tha se shkolla do të jetë gati në shtator për të pritur 850 nxënës dhe mësues.

“100 shkolla në të gjithë vendin përfundojnë këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi Manastirliu.

Pas rikonstruksionit shkolla do të ketë parametra bashkëkohorë duke zgjeruar, jo vetëm hapësira, por edhe mjedise relaksuese, ndihmëse për stafin dhe gjithashtu edhe palestra e re, e cila është me standarde më të mira./ata