Protestat në jo më pak se 300 qytete në të gjithë Francën me një pjesëmarrje të fortë të demonstruesve të cilët protestojnë kundër reformës së pensioneve të Macron, e cila rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

 

Sindikatat presin dy milionë njerëz në rrugë.

 

Rreth 30% e stafit të mësuesve të shkollave franceze i janë bashkuar grevës kundër reformës së pensioneve, por sindikatat,  në atë që po formohet si beteja e zakonshme e figurave me qeverinë flasin për 60%.

 

Sindikata e gjimnazistëve flet për 400 shkolla të mesme të “mobilizuara” dhe 250 të bllokuara në vend, numri më i lartë që nga fillimi i protestave në janar.

 

Mobilizimet dhe madje edhe përplasjet kanë nisur tashmë sonte, me bllokime rrugësh në shumë rrugë provinciale si në ditët e “jelekëve të verdhë”, sindikatat po luajnë “të gjitha” për të përkulur vendosmërinë e presidentit dhe kryeministres franceze Elisabeth Borne.

 

‘’Qeveria të tërheqë projektin e saj.  Ky ka qenë qëllimi ynë që nga 19 janari. Përgjegjësia i takon vetëm qeverisë. Ne nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj lëvizjes sociale”,  këmbënguli sekretari i CGT, Philippe Martinez.