efet Bajri është 38-vjeçari i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë, i cili është liruar pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri.

 

Bajri  është cilësuar si një nga personat më të kërkuar në Belgjikë pasi akuzohej për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai u detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

 

Disa ditë më parë ai është liruar nga burgu, ku lajmin e bëri të ditur një nga figurat publike Atdhe Xharavina me një postim në rrjetet sociale.

 

Pas lajmit të lirimit të tij mediat belge kanë kritikuar Shqipërinë duke u shprehur se janë të zhgënjyera nga ky akt.

 

“Dënuar me 22 vite burg, por pas 6 vitesh ish-gangsteri më i kërkuar në vend është sërish i lirë

 

Dikur ai mori pushtetin në botën e krimit të Brukselit dhe ishte gangsteri më i kërkuar në vendin tonë. Kryekrimineli shqiptar Safet Bajri (38 vjeç) u lirua së fundmi nga burgu shqiptar, ku vuante dënimin me 22 vite burg që ishte dënuar në Belgjikë. Ai u detyrua ta vuante atë dënim në Shqipëri, sepse vendi ynë e kishte dëbuar shumë herët. Pas gjashtë vjetësh, dënimi tashmë ka përfunduar:, shkruajnë mediat e huaja.