Lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer i cili fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Britani të Madhe, u ngarkua nga mbreti Charles III me detyrën për formimin e qeverisë.

Në një deklaratë nga Pallati Buckingham bëhet e ditur se mbreti Charles u takua me Starmerin dhe i dha atij mandatin për formimin e qeverisë. Në takim të pranishëm ishin edhe Victoria Starmer, bashkëshortja e Starmerit si dhe Clive Alderton, këshilltari special i mbretit Charles.

Mbreti Charles para Starmerit, u takua me ish-kryeministrin Rishi Sunak. Sunak i paraqiti mbretit Charles dorëheqjen e tij. Në një deklaratë nga Pallati Buckingham lidhur me takimin u njoftua se mbreti Charles e ka pranuar dorëheqjen.

Si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura dje në Britani, Partia Laburiste arriti sukses duke fituar 410 deputetë në Dhomën e Komunave prej 650 vendesh ndërsa numri i vendeve të Partisë Konservatore në pushtet ra në 120 vende nga 365 që kishte në vitin 2019./aa