Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka deklaruar pas disfatës së mbrëmshme ndaj Francës se “nuk janë marrë vendime individuale” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe Pepes në kombëtaren portugeze.
Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e padiskutueshme në formacionin e Portugalisë gjatë gjithë turneut, me 39-vjeçarin Ronaldo që luajti çdo minutë si në fitoren me penallti ndaj Sllovenisë në 1/16 e fundit, ashtu edhe në humbjen me penallti nga Franca në çerekfinale.
Pepe gjithashtu ka bërë histori në turne, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian në moshën 41-vjeçare.
Dyshja ndanë një përqafim të gjatë në fushë pas humbjes së së premtes, me Pepe që shpërtheu në lot ndërsa Ronaldo e ngushëllonte.
“Lotët e tij janë zhgënjim”, tha Martinez. “Pepe është një model në futbollin portugez. Ajo që ai bëri sonte dhe në turne do të mbetet me ne për gjeneratat e ardhshme.”
Kur u pyet nëse dy lojtarët sapo ishin paraqitur për Portugalinë për herë të fundit, Martinez u përgjigj: “Jo. Gjithçka është shumë e papërpunuar. Ne ende po e vuajmë humbjen.
“Nuk ka vendime individuale në këtë pikë”, theksoi tekniku Martinez./BalkanWeb