Kylian Mbappe do të largohet nga PSG. Klubi parisien ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit, mision ky mjaft i vështirë, duke patur parasysh cilësinë e jashtëzakonshme të sulmit.

Mediat së fundmi, flasin për emra konkret. Sipas asaj që shkruhet, trajneri i PSG e shikon Rodrygon e Real Madrid si pasuesin e duhur. 23-vjeçari brazilian, Rodrygo ishte protagonist me Los Blancos në këtë edicion, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste./BalkanWeb