Në Prekaz u mbajt manifestimi i natës së zjarrve, në nder të Epopesë së UÇK-së.

 

 

Përmes ndezjes së flakadanëve të lirisë u përkujtua sakrifica e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë qindra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare, pjesëmarrësit ishin të moshave të ndryshme.

 

 

Pas ndezjes së flakadanëve në sheshin Skënderbej u mbajt dhe një koncert artistik.

 

Në 5 mars u bënë 25 vjet nga rënia në krye të betejës të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

 

Në Prekaz në lagjen e Jasharve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri në Kosovë. ndërkohë në datat 5, 6 dhe 7 mars vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet në Prekaz ku nderohen heronjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës.