Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi tha se situata në Veri i ka shërbyer Serbisë. “Ishte e komplikuar situata politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka shërbyer qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, tha Abazoviç.
Abazoviç u shpreh se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten
Ai theksoi se nuk i pëlqen mungesa e koordinimit të qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.
“Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.
“Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla, jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi të ndalojmë as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që I kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian prandaj duhet te gjendet një lloj komunikimi”, u shpreh Abazoviç.
Abazavoç u kujdes se theksonte se me këtë ai nuk po e kritikonte qeverinë e Kosovës.
“Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj qeverisë, por po e them këtë pasi kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë aq bukur, jam i bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”, theksoi ai.