Dy herë kampionia e Evropës, Franca është në gjysmëfinale të Euro2024, pasi mposhti Portugalinë 5-2 me penallti pas barazimit pa gola, sonte në Hamburg.
Joao Félix humbi goditjen e vetme nga pika dhe hapi rrugën për fitoren e Francës, e cila u kompletua me golin e Hernández.
Portugalia pati shanset më të mira për të marrë fitoren gjatë kohës së rregullt, duke e detyruar portierin Mike Maignan në dy pritje të mëdha për të mohuar Bruno Fernandes në minutën e 61-të dhe më pas Vitinha në të 63-tën.
Këtë herë, megjithatë, fituesit e Euro2016 nuk ishin aq me fat dhe i thanë lamtumirë garës, ndërsa super ylli Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte dhe të bëhej golashënuesi më i moshuar në historinë e turneut.
Ronaldo ishte i suksesshëm në penallti kundër Sllovenisë, por këta gola nuk janë pjesë e statistikave zyrtare.
Spanja u kualifikua në gjysmëfinalet e Euro2024 duke mundur sonte vendin pritës, Gjermaninë, 2-1, pas kohës shtesë, në Shtutgart.
Dani Olmo shënoi në minutën e 51-të për Spanjën dhe gjermani Florian Wirtz barazoi në minutat e fundit të kohës së rregullt (89′) përpara se Mikel Merino të kualifikonte skuadrën e tij me një goditje me kokë (119′).
”La Furia Roja” apo Furia e Kuqe do të takohet në gjysmëfinale, të martën e ardhshme në Mynih, me Francën./ata