Ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi drejtuesi politikë i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, tha sot se është drejt përfundimit projekti i spitalit të ri rajonal të Korçës.
Peleshi përmes rrjeteve sociale ka publikuar pamjet të strukturës moderne dhe funksionale që është projektuar për spitalin e ri rajonal të Korçës.
“Lajm fantastik! Afër përfundimit projekti i Spitalit të ri Rajonal të Korçës! Një strukturë e re jo vetëm moderne por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Punë e shkëlqyer e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Spitalit Rajonal Korçë”, nënvizon Peleshi./ata