Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 30 palestinezë, përfshirë fëmijë në bastisjet që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar të paktën 30 palestinezë të tjerë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe ish të burgosur në qytetet Ramallah, Jenin, Qalqilya, Betlehem, Nablus, El-Khalil dhe Tubas të Bregut Perëndimor.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.580 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve.
Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, janë vrarë 571 palestinezë./aa