Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk do të marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër.
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre njoftoi se Biden nuk do të marrë pjesë në Samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër më 15-16 qershor.
Ajo tha se zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan do të marrin pjesë në samit. "Ne kemi marrë pjesë në të gjitha samitet e paqes të mbajtura më parë. Ne mbështesim propozimet e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskyy për të siguruar paqen e përhershme në Ukrainë", tha Jean-Pierre.
Sipas saj, "Ukraina do të vazhdojë të marrë mbështetje të fortë nga SHBA-ja nën presidencën e Bidenit".
Kur u pyet pse Bideni do të ishte në Kaliforni në vend që të shkonte në Zvicër, Jean-Pierre tha: "Askush nuk ka dhënë mbështetje më të fortë për Ukrainën se sa Bideni".
Presidenti ukrainas, Zelenskyy u bëri thirrje liderëve të marrin pjesë në Samitin e Paqes. Ai theksoi se mungesa e Bidenit do të nënkuptojë "duartrokitje personale" për presidentin rus, Vladimir Putin./aa